Në gjysmën e parë të vitit 2023, në qarkullim janë regjistruar më shumë para të falsifikuara sesa në 3 vitet e fundit.

Kartëmonedhat 200 euro nuk janë në fakt shumë të njohura dhe nuk përdoren shpesh. Në shumë pika karburanti dhe në shumë dyqane të shitjes me pakicë nuk i pranojnë fare. Edhe më rrallë përdoren kartëmonedhat prej 500 euro. Për këtë arsye duhet pasur kujdes të veçantë kur persona të panjohur paguajnë me tufa të mëdha të kartëmonedhave të tilla.

Dhe pikërisht me kartëmonedhat prej 200 dhe 500 euro janë shtuar falsifikimet e parave në Gjermani në gjysmën e parë të këtij viti, raporton DW. Dëmi i shkaktuar prej 2.9 milionë eurosh në vetëm gjashtë muaj e ka tejkaluar vlerën e të gjithë vitit të kaluar (2.7 milionë euro), njoftoi Bundesbank.

Një numër rekord eurosh të falsifikuara
bizhuteri, flori, ora luksoze dhe makina të shtrenjta.

Anëtari i bordit të Bundesbank, Balz, nuk sheh arsye për shqetësim për shkak se shifrat janë ende relativisht të ulëta: “Pavarësisht rritjes së numrit të këtyre kartëmonedhave me rreth dhjetë për qind, situata me falsifikimin në thelb nuk ka ndryshuar shumë”.

Sipas tij, në Gjermani ka ende një rrezik të ulët kur bëhet fjalë për mashtrimet e kartëmonedhave false. Shikuar nga të dhënat statistikore, në gjysmën e parë të këtij viti janë regjistruar vetëm gjashtë kartëmonedha të falsifikuara për 10 mijë banorë.

Kujdes!
Kartëmonedhat e falsifikuara nuk do të shkëmbehen. Kjo është arsyeja pse Bundesbank rekomandon kontrollimin e kartëmonedhave dhe një kujdes të veçantë me to. Për shembull, pjesë të imazhit të printuar mund të ndihen nën gishta në pjesën e përparme të kartëmonedhave. Elementet e hologramit ndryshojnë. Rekomandohet gjithashtu të krahasoni një kartëmonedhë të dyshimtë me një që është padyshim origjinale dhe t’i kushtoni gjithmonë vëmendje disa elementeve të sigurisë.

Karakteristikat moderne të sigurisë së serisë së re të kartëmonedhave

Ata që janë përgjegjës për monedhën euro po punojnë tashmë për veçori të reja sigurie për ta bërë edhe më të vështirë për kriminelët falsifikimin e kartëmonedhave. Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane (ECB) Fabio Panetta tha në një intervistë në fund të majit: “Ne po punojmë për emetimin e një serie të re kartëmonedhash të teknologjisë së lartë për të parandaluar falsifikimin”.

Gjatë krijimit të serisë së re të kartëmonedhave, BQE i lejon qytetarët e Evropës të thonë fjalën e tyre për ridizajnimin e kartëmonedhave: Evropianët mund të thonë fjalën e tyre deri në fund të gushtit të këtij viti. Për shembull: Kultura evropiane, zogjtë, lumenjtë ose duart mund të zgjidhen. Megjithatë, do të kalojnë edhe pak vite deri sa këto kartëmonedha të arrijnë në duart e qytetarëve.

Top Channel