“Inspektova regjimin e brendshëm të IEVP Elbasan, mjediset mjekësore dhe infermierinë, hapësirat e përgatitjes së ushqimit dhe u kërkova drejtuesve të ofrojnë dyfishim të komunikimit online të të dënuarve me të afërmit e tyre. Sigurova trupën policore dhe strukturave të IEVP Elbasan se kanë mbështetjen tonë të plotë dhe se nuk do të heqim dorë deri sa të realizojmë barazimin e  trajtimit të tyre financiar me Policinë e Shtetit”, tha Gjonaj

Gjonaj tha se të merren masa që të shtohet koha e komunikimit të të paraburgosurve me familjarët e tyre

“I gjithë qëllimi ynë është t’ua lehtësojmë këtë periudhë e cila ka dhe një ngarkesë plus për shkak të pandemisë. Do të duhet sidomos stafi shëndetësor që të kryejë të gjithë protokollet për parandalimin dhe kontrollin e punonjësve të policisë. Mos lejoni asnjë punonjës që ka shenja pavarësisht se nuk është i identifikuar që mos të kthehet në rrezik potencial”, tha ajo.

Po ashtu, Gjonaj porositi që të garantohen elementë e sigurisë.

“Të garantohen të gjitha elementë e sigurisë që të mos kemi asnjë lloj situate e cila na cenon pjesën e mbarëvajtjes së punës. Kam linjë komunikimi për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve dhe stafin civil  për të referuar drejtpërdrejt me mua, nëse do të kenë ndonjë problematikë, qoftë me eprorët e mbarëvajtjes së punës apo tjetër”, tha Gjonaj. /j.p/