ATSH/- Eglentin Gjoni nuk do të jetë më një futbollist i “Laçit”. Gjoni ka njoftuar se pas pesë sezonesh do të mbyll aventurën e tij me kurbinasit.

26-vjeçari nuk ka dhënë detaje për të ardhmen e tij, por ka nënvizuar vlerësimin për skuadrën e “Laçit” dhe presidentin Pashk Laçi.

“Nga sot, pas 5 sezonesh të mrekullueshme, nuk do jem më pjesë e Laçit. Falënderoj presidentin Pashk Laska për besimin e dhënë gjithashtu falënderoj trajnerët dhe futbollistët që kam punuar gjatë këtyre 5 viteve. Një falënderim shkon dhe për tifozët që na kanë mbështetur si në të mirë dhe në të keqe. Ju uroj suksese në vazhdim!”.- thekson Gjoni në njoftimin e tij, një ditë përpara se “Laçi” të ndeshet në shtëpi me kampionët e sapo shpallur të “Tiranës” në javën e parafundit të kampionatit, të fundit për bardhezinjtë në “Laç”.