Një plagosje brenda familjes është shënuar në Has.
Policia njofton se shtetasi R. H., ka plagosur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, S. H., pasi ky i fundit dhunonte të ëmën.
Policia njofton se rreth orëve të para të mëngjesit, shtetasi S. H., është paraqitur në spitalin e qytetit të Krumes. Ai fillimisht ka mohuar ngjarjen e ka thënë se është vetëplagosur.
Por, policia nuk është bindur nga dëshmia e tij e menjëherë ka nisur hetimet dhe ka arrestuar të vëllanë, R. H., ku gjatë kontrolleve i është gjetur dhe një mjet prerës, me të cilën dyshohet se ka kryer plagosjen.
Ky i fundit është arrestuar nga policia, ndërsa mjeti prerës, është sekuestruar në cilësinë e provavës materiale.


























