ATSH/ Policia e Korçës arrestoi dy shtetas, nën akuzën e kontrabandës dhe për prodhimin e shitjen e drogërave të forta.
Sipas policisë, u arrestua V.S, 30 vjeç u banues në fshatin Voskop, ndërsa veprimet procedurale u kryen nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë, pasi në lagjen nr 10, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “BMW”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./k.s/