Ekipi i AF Elbasanit per moshat U-11 eshte duke marre pjese ne nje turne ne qytetin e Ravenas ne Itali. Verdheblute qe drejtohen nga Egert Kuçi dhe Armand Memetaj, jane duke zhvilluar paraqitje pozitive dhe jane nje nder ekipet pretendente per te dale ne fund fitues.

Lojtari qe ka spikatur deri me tani eshte kapiteni Brajan Miftari, i cili ka shenuar madje edhe nje gol spektakolar. Sulmuesi i talentuar elbasanas ka shenuar edhe gola te tjere te rendesishem ne kete turne, ndersa vazhdimisht eshte treguar vendimtar edhe ne kampionatin e moshave ne Elbasan.