Një grabitje është shënuar mëngjesin e sotëm në Korçë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në orës 08:25, në lagjen Nr. 18 në Korçë.

 

Mësohet se dy persona kanë dhunuar dhe kanë grabitur pronarin e një pike këmbimi valuator.

Pre e grabitjes ka rënë kambisti Erion Rrenja. 30-vjeçari është dhunuar nga autorët, të cilët më pas i kanë marrë çantën me para.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 05.12.2020, rreth orës 08:25, në lagjen nr. 18, dy shtetas të paidentifikuar, dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës shtetasit E. R., 30 vjeç, banues në Korçë, brenda së cilës kishte një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.