/ATSH-DPA/ – Hajdutët vodhën rreth 900 kilogramë qershi nga një pemishte në qytetin jugperëndimor gjerman të Frajburgut.

Policia deklaroi se dëmet arrinin një vlerë prej  5 000 eurosh (6 090 dollarë).

Hetuesit mendojnë se grabitësit kanë njohuri bujqësore.

”Qershitë duhet të vilen nga pemët dhe të shiten shpejt ose të fermentohen për prodhimin e pijeve alkoolike, përndryshe ato prishen”, theksoi një zëdhënës i policisë.

Sasi të mëdha të produkteve bujqësore të tilla si patate, mollë, verë, asparag madje edhe kashtë janë vjedhur në mënyrë të përsëritur në këtë rajon edhe vitin e kaluar.   /os/