Vatrat e zjarrit në disa zona të vendit nuk kanë të ndalur.
Pas pyllit të Semanit në Fier, ka marrë flakë edhe mali i Koshnicës në Gramsh.
Mali i Koshnicës vijon të digjet prej 2 ditësh, por për shkak të terrenit është e vështirë të ndërhyhet.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrëfikëset dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.