Mitarachi bëri thirrje për krijimin e një Pakti Europian mbi Migracionin dhe Azilin, si një pjesë që ka të bëjë me solidaritetin.

“Flukset migratore janë një sfidë për të gjithë BE-në dhe ato duhet të jenë ndahen në mënyrë të barabartë nga të gjitha shtetet anëtare”, shpjegoi Mitarachi.

”Athina pret që BE të bëjë më shumë në dimensionin e jashtëm (bashkëpunimi me vendet e treta), dhe në mbrojtjen e kufijve të jashtëm”, shtoi ai./  /os/