/ATSH-ANA/ – Menaxhimi i pandemisë është një maratonë, jo një sprint dhe, pavarësisht nga vështirësitë e mëdha, përfundimi është se Greqia ka bërë më mirë sesa shumë vende që kishin sisteme më të mira shëndetësore, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

”Për herë të dhjetë në 12 muaj jam këtu për të folur për përparimin e pandemisë, një fakt që tregon se demokracia jonë po funksionon, pavarësisht nga ndërlikimet e koronavirusit, por gjithashtu që qeveria informon rregullisht partitë dhe qytetarët”, deklaroi kryeministri në parlament gjatë debatit mbi planin e qeverisë për të menaxhuar krizën shëndetësore dhe pasojat e pandemisë së koronavirusit në ekonomi.

”Kudo në botë, virusi rezultoi rezistent”, theksoi Mitsotakis.

“Sipas OBSH-së Greqia renditet në vendin e 23-të për sa i përket jetëve njerëzore të humbura. Nëse do të kishim qenë në mesataren europiane, do të kishim humbur edhe 8 000 jetë të tjera, që i përgjigjet një qyteti të tërë”, shtoi ai.

Ai më pas iu referua vaksinimeve, duke thënë se “ne jemi në vendin e pestë midis vendeve të BE-së për sa i përket numrit të njerëzve të vaksinuar me të dyja dozat”./ /os/