ATSH-DPA/ – Një tërmet me magnitudë 4,8 ballë të shkallës Rihter tronditi sot në mëngjes ishullin e njohur grek të pushimeve, Samos.
”Qendra e tërmetit ishte rreth 12 kilometra nën shtratin e detit në ngushticën midis Samosit dhe bregut turk të Egjeut pranë Kushadasit”, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës.
”Nuk ka pasur të lënduar apo dëme të konsiderueshme”, tha kryetari i komunës, Giorgos Stantzos.
Banorët dhe turistët në ishull u zgjuan nga gjumi pasi tërmeti ndodhi në orën 06:25 (03:25 GMT).
”Tërmeti është ndjerë edhe në ishujt e Kiosit, Ikarias dhe përgjatë bregdetit turk të Egjeut”, raportojnë mediat lokale./ a.jor.


























