Gripi nuk është shqetësues, por në Lushnje po vaksinohet e gjithë popullata.

Janë shpërndarë në total 22 mijë doza vaksinash. Edhe ky 77- vjeçar ndonëse prej vitesh pohon se nuk e ka zënë gripi, përsëri po bën dozën e radhës.

Në qendrat shëndetësorë të rrethit, mësuesit, policët dhe stafi mjekësor kanë qenë të parët që u vaksinuan.

Grip nuk ka, por duhet të vaksinohen të paktën dy javë përpara shpërthimit të virozave stinore, pohojnë mjekët. Të sëmurët kronikë, moshat e treta dhe fëmijët, janë shtresat më në nevojë të cilëve po u injektohet doza e parë.

Personat që po vaksinohen po e marrin atë falas pranë çdo qendre shëndetësore fshat apo qytet. Vaksina është Korean.

Vaksinën e kërkojnë mesatarisht 200 -250 persona në ditë.

Top Channel