Gwyneth Paltrow ka shkaktuar sensacion në rrjetet sociale me postimin e saj të ri, në të cilin gatuan mëngjesin e saj të preferuar pa bluzë.

Të shtunën, më 14 qershor, aktorja 52-vjeçare postoi një video në Instagram në të cilën shfaqet në kuzhinën e saj, e veshur vetëm me një palë pantallona të shkurtra të bardha, me kameran që e tregon nga pas, pa këmishë.

Në videon, e cila u bë shpejt virale, aktorja përgatit një “mëngjes për të dashurin”, një mëngjes që përfshin salçiçe, fasule të bardha, spinaq, domate qershi dhe vezë. Në video, Paltrow shfaqet vetëm me një palë pantallona të shkurtra të bardha, pa bluzë, ndërsa ajo ishte në kuzhinë

“Ishte një pjatë #boyfriendbreakfast me shumë proteina, e frymëzuar nga Toskana, me salçiçe kasapi vendase, fasule të bardha, spinaq, domate qershi dhe vezë natyrale”, shkroi ajo në postimin e saj. Në video, Paltrow ndau pjesë të kuzhinës së saj, ku përgatiti vaktin, përpara se ta shijonte në verandën e saj me pamje nga malet

Top Channel