Ben Affleck nuk shquhet për sjelljet e tij të mira dhe këtë e ka konfirmuar së fundmi një prezantuese.

Një vit pasi folën për filmin e tij ‘Air’, Sarah Ferguson iu referua aktorit si një nga të ftuarit më të këqij që i është dashur të intervistojë ndonjëherë në karrierën e saj.

58-vjeçarja tha për “Sydney Morning Herald” të dielën se 51-vjeçari ishte “i pasjellshëm dhe i painteresuar ” gjatë bisedës së tyre në emisionin 7:30. Emri i Affleck po bën bujë thuajse çdo ditë, për shkak të krizës në martesën e tij me Jennifer Lopez dhe divorcit të përfolur. Megjithatë nuk komentohet vetëm për jetën e tij personale. Affleck është kritikuar ditët e fundit për zgjedhjet e tij profesionale.

Të martën, më 6 gusht, u njoftua se aktori do të merrte pjesë në një film për Hulk Hogan, ku shumica e mediave ndërkombëtare raportuan se ai ndoshta do ta luante atë.

Top Channel