Izraeli ka akuzuar Hamasin për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit pasi testet mjeko-ligjore zbuluan se trupi i kthyer nga Gaza të enjten nuk ishte i Shiri Bibas.
Tre trupat e tjerë të dorëzuar janë identifikuar si djemtë e saj, Ariel dhe Kfir, të cilët do të ishin pesë dhe dy vjeç, dhe Oded Lifshitz, tha Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
Por trupi i katërt nuk ishte Shiri Bibas dhe as ndonjë peng tjetër, teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pretendoi të premten se Hamasi “e futi trupin e një gruaje nga Gaza në një arkivol”.
Hamasi nuk ka komentuar ende pretendimin e Izraelit. Izraeli kërkoi kthimin e trupit të saj së bashku me pengjet e tjera të mbetura.
“Ne do të veprojmë me vendosmëri për ta sjellë Shirin në shtëpi së bashku me të gjithë pengjet tanë, të gjallë dhe të vdekur, dhe të sigurojmë që Hamasi të paguajë çmimin e plotë për këtë shkelje mizore dhe të keqe të marrëveshjes,” tha Netanyahu.
Top Channel