Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi sot se u hap për herë të parë në këtë periudhë për qarkullimin e mjeteve rruga Qafa e Thorres-Theth, e cila ishte mbuluar nga dëbora.

ARRSH njofton se, një aks me borë terren të vështirë malor, me lartësi mbi 1800 metra mbi nivelin e detit, dendësia e borës arrin deri në 4 metra temperaturat e ulëta dhe rënia e herëpashershëm e ortekëve e kanë bërë edhe më të vështirë punën e mjeteve borëpastruesve dhe të punëtorëve.

“Tashmë ia dolëm dhe mund ta vizitoni fshatin turistik, antik, Thethin pa probleme me qarkullimin”, njofton ARRSH.

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore