Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëhen nga 50 shtete, por në zgjedhjet presidenciale disa shtete janë më të rëndësishme se të tjerët.

 

 

Ndërsa shumë “shtete të sigurta” zakonisht votojnë me besueshmëri për kandidatin demokrat ose republikan, në të ashtuquajturat “swing states”, shumica e votave ndonjëherë shkojnë për njërin e ndonjëherë për kandidatin e partisë tjetër.

 

Kjo u jep atyre një peshë të veçantë në fushatën parazgjedhore, sepse rezultati i zgjedhjeve në to mund të vendosë se kush do të bëhet president. Prandaj vëmendja përqendrohet në shtetet e “luhatshme”, atje mbahen mitingjet më masive parazgjedhore.

 

 

Procesi zgjedhor kompleks dhe i diskutueshëm

Roli kryesor i “swing states” mund të shpjegohet nga sistemi zgjedhor i njohur si Kolegji Zgjedhor. Ndryshe nga shumica e vendeve të tjera, në SHBA, presidenti dhe nënkryetari nuk zgjidhen drejtpërdrejt nga votuesit. Përkundrazi zgjedhësit votojnë për të ashtuquajturit zgjedhës nga kolegji zgjedhor. Për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë, është e nevojshme të fitohen votat e të paktën 270 nga 538 anëtarë të këtij Kolegji.

 

Në këtë proces zgjedhor kompleks dhe të kontestuar, mund të ndodhë që një kandidat të marrë shumicën e votave të zgjedhësve, por të mos fitojë shumicën e votave të Kolegjit, pra të mos bëhet president. Kështu ndodhi në vitin 2000 kur Al Gore humbi nga George W. Bush ose në 2016 kurDonald Trump fitoi, por më shumë vota kishte Hillary Clinton.

 

Lista e temave ndryshon – për shkak të popullsisë, ndryshimeve demografike ose ndryshimeve në qëndrimet ndaj çështjeve të rëndësishme. Për shumicën e njerëzve në SHBA, çështjet kryesore të zgjedhjeve janë ekonomia dhe inflacioni. Ndërsa edhe qëndrimi ndaj të drejtës së abortit do të luajë një rol të madh në pjesëmarrjen në zgjedhje. Por përveç këtyre temave, çdo vend i paqëndrueshëm ka grupin e vet të çështjeve kryesore.tch