ATSH/ Xhoana Almadhi qëndron në vijë të parë në ndihmë të pacientëve të prekur nga COVID-19.

“Jo të gjithë heronjtë veshin pelerina. Disa kanë të veshur bluza të bardha. Ne i quajmë doktor”, shprehet deputeti i PS-së, Ervin Bushati duke sjellë në vëmendje shembullin e Xhoana Almadhi, vajzës më të re në Shërbimin e Urgjencës Paraspitalore të spitalit SUSN.

Një vit pasi mbaroi studimet, ajo arriti të zgjidhej në këtë vend pune përmes portalit me meritë të plotë.

“Xhoana është sinonim i energjikes, humanes, profesionistes. E palodhur i përgjigjet çdo ditë thirrjeve për ndihmë. Ajo përballet me çfarëdolloj rasti pa asnjë lloj hezitimi. Edhe sot kur e gjithë bota qëndron mbyllur nga frika e këtij virusi, Xhoana qëndron në vijë të parë në ndihmë të pacientëve të prekur nga COVID-19″, thekson Bushati.

Ajo shprehet: “gjithmonë kam patur dëshirë të ndihmoj njerëzit. Me dëshirë dhe vullnet gjithmonë ia del. Ashtu si ne, së bashku do ia dalim”.

atsh