ATSH / Në Nyon të Zvicrës u hodh sot shorti për fazën çerekfinale të Champions League.
Shorti i sotëm ka rezervuar përballje mjaft të forta kryesisht mes skuadrave angleze dhe atyre spanjolle.
Kështu kampionët në fuqi anglezët e Chelsea do të përballen me spanjollët e Real Madrid, fitues i 13 trofeve në këtë kompeticion.
Fituesi i këtij çifti në gjysmëfinale do të ketë përballë fituesin e çiftit mes anglezëve të Manchester City dhe spanjollëve të Atletico Madrid.
Ndërkohë shorti ka rezervuar edhe përballjen mes anglezëve të Liverpool dhe portugezëve të Benfica.
Ndërsa për gjermanët e Bayern Mynih shorti caktoi përballjen me spanjollët e Villareal. Fituesit e këtyre dy çifteve do të përballen në gjysmëfinale.



























