Pjesë e shortit ishin kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Ervin Pupe, është zgjedhur sot Kryetari i këshillit të Lartë të Emërimeve në Drejtësi.

Pas shortit, dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, në vitin 2021 do të jenë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska, ndërsa anëtare zëvendësuese në KED si përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese është shortuar Fiona Papajorgji.

Në shortin e hedhur këtë të premte është zgjedhur anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme Adnan Xholi dhe zëvendësues Kujtim Luli.

Anëtarët përfaqësues nga Gjykatat e Apelit në KED janë zgjedhur Astrit Kalaja dhe Elona Toro, ndërsa anëtari zëvendësues do të jetë Zegjine Sollaku.

Përfaqësuesit e rinj nga Prokuroria e Apelit në KED do të jenë Gjon Fusha dhe Genti Xholi, dhe si përfaqësues zëvendësues është zgjedhur Kleant Zeka.

Rilinda Selimi është zgjedhur anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si përfaqësuese e Gjykatave Administrative, ndërsa Gentjana Xhelili zgjidhet anëtare zëvendësuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar. Ky institucion ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. /j.p/