Mbrëmjen e së mërkurës, Newcastle zhvilloi ndeshjen e parë të playoffit në Ligën e Kampioneve me Qarabag me skuadrën angleze që fitoi me rezultatin 6-1 duke hipotekuar kalimin në 1/8 e finaleve. ‘Magpies’ e vendosi praktikisht kualifikimin që në pjesën e parë që e fitoi me rezultatin 5-0 dhe protagonist absolut u bë Anthony Gordon.
Sulmuesi anglez shënoi plot 4 gola dhe të gjithë në pjesën e parë të sfidës, gjë që nuk kanë mundur ta bëjnë as vetë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Në fakt deri në mbrëmjen e së mërkurës vetëm një futbollist ka mundur të shënojë 4 gola në pjesën e parë të një ndeshjeje të Ligës së Kampioneve. Bëhet fjalë për Luiz Adrianon, sulmuesin brazilian të Shakhtar Donetsk që në sezonin 2014/2015 në ndeshjen ndaj BATE Borisov në fazën e grupeve shënoi 4 gola në pjesën e parë që u mbyll 6-0, ndërkohë që e gjithë ndeshja përfundoi 7-0.
Anthony Gordon, 24 vjeç është formuar te Liverpool dhe Everton. Ai u transferua te Neëcastle në janar të 2023 për 45 milionë euro. Që nga ai moment ai është rritur vazhdimisht, por nuk është shndërruar në yllin e padiskutueshëm në një skuadër ku në grupio qëndron mbi individin. Megjithatë, Anthony Gordon do ta ketë të vështirë të harrojë të mërkurën e 18 shkurtit dhe ndeshjen ndaj Qarabag.
Top Channel

























