Dashi
Dita e sotme do jetë fantastike dhe e mbushur me momente të veçanta. Nëse keni një lidhje do kaloni momente mjaft pasiononte, të mbushura me çmenduri të vogla dhe kënaqësi pa fund. Shfrytëzojeni çdo çast deri në maksimum. Nëse jeni beqarë do tërhiqeni shumë nga një person i cili nuk është për ju. Edhe pse do e kuptoni këtë gjë përsëri nuk do mundni dot t’i shmangeni. Në punë do jeni analizues të mirë dhe çdo gjë ka për t’iu ecur sipas planeve. Të gjithë do ju kërkojnë këshilla. Financat nuk do jenë shumë të mira kështu që mundohuni t’i kufizoni sa të mundeni shpenzimet.
Demi
Sot do ju bëhen kritika dhe do ju thuhen gjëra që në disa momente nuk do i kuptoni dot. Pikëpamjet tuaja do jenë të ndryshme nga ato të të tjerëve. Nëse jeni në një lidhje duhet të mundoheni të gjeni shkaqet e problemeve që keni me njëri-tjetrin. Kjo është mënyra më e mirë për të rregulluar ambientin. Nëse jeni beqarë duhet të tregohen shumë të matur me çështjet e zemrës. Askush nuk do iu bëjë dot ballë, por duhet të mendoheni mirë para se të zgjidhni. Puna nuk do ecë me ritme shumë të shpejta dhe nuk do i përfundoni ato që keni nisur. Buxhetin do filloni ta organizoni më mirë dhe kjo do iu japë më shumë mundësi të bëni shpenzime.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do keni luhatje të shpeshta humori dhe mund të thoni edhe gjëra që në fakt nuk i mendoni vërtet. Nëse jeni në një lidhje do keni konflikte me partnerin dhe gjërat nuk do shkojnë ashtu si duhet. Tregohuni pak më të duruar dhe ruani vetëkontrollin. Tensioni do jetë kalimtar. Ju beqarët do keni shumë dëshirë për të takuar dashurinë dhe me pak mundim do e gjeni atë. Në punë do ju kërkohet të punoni në grup dhe do e keni të vështirë. Mundet edhe të debatoni me disa kolegë. Yjet do ju ndihmojnë të përmirësoni situatën financiare dhe do jeni më të kujdesshëm me paratë që do shpenzoni.
Gaforrja
Do jeni shumë të butë sot dhe të gjithë do ju adhurojnë t’iu kenë pranë. Do përcillni vetëm mirësi tek të tjerët. Jeta juaj në çift do jetë e qetë dhe pa probleme. Gjatë gjithë kohës zemra do ndihet mirë. Disa festa apo darka ku do shkoni ju beqarët do ju japin mundësi të njihni dikë shume interesant. Mos e lini t’iu ikë nga duart, por jepini muhabet. Lëreni pas turpin nëse doni të gjeni dashurinë. Në punë do jeni të gatshëm të pranoni çdo detyrë të re dhe do e përmbushni me shumë sukses. Për shkak të shpenzimeve pa limit situata financiare do përkeqësohet mjaft. Vetëm këshillat e specialisteve mund t’iu ndihmojnë.
Luani
Gjatë kësaj dite do bëni të pamundurën për të zgjidhur çdo problem që keni pasur dhe do i shprehni më tepër emocionet. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë shumë e qetë dhe e bukur. Do qëndroni pranë njëri-tjetrit dhe do flisni për jetën tuaj deri tani. Në mbrëmje priten edhe surpriza. Ju beqarët do takoheni me dikë që do ju ndryshoje tërësisht jetën. Tregohuni më të hapur dhe pa komplekse pasi do përjetoni më shumë emocione në këtë mënyrë. Në punë duke parë saktësinë dhe përkushtimin shefat d iu japin përgjegjësi të reja dhe do bëheni më të njohur në kompani. Me financat do keni fat, por nuk duhet të rrezikoni shumë.
ndjeheni mjaft mirë me veten. Ju beqarët do keni një ditë plot ngjyra dhe aventura. Nga fundi i ditës mund të realizoni edhe një takim të rëndësishëm. Merrini gjërat pak më seriozisht. Në punë do iu shkoni gjërave deri në fund me çdo kusht. Në disa momente kolegët mund të bëhen edhe ziliqarë, por nuk duhet t’ua vini shumë veshin. Bëni kujdes me financat dhe mos shpenzoni më shume sesa duhet.
Shigjetari
Bashkëpunimi i Hënës me Jupiterin do ju ndihmojë të zgjidhni disa mosmarrëveshje dhe të kaloni disa pengesa që keni pasur në çdo fushë. Ju që keni një lidhje do jeni shumë tolerantë. Gjithçka do shkojë më së miri edhe nëse nuk dini të thoni shumë fjalë të bukura. Përfitoni nga kjo ditë sa të mundeni. Ju beqarët nuk do qëndroni ne vetmi, por do keni një jetë sociale shumë aktive. Falë mbështetjes së disa planetëve do keni mundësinë të bëni edhe ndonjë takim. Në punë do fokusoheni dhe më shumë dhe nuk do e keni problem edhe të qëndroni me orë më të zgjatura. Buxhetin menaxhojeni më mire në mënyrë që të mos keni probleme më pas.
Bricjapi
Sado të mundoheni nuk do arrini dot të keni një ditë të qetë sot. Mirë është që të strukturori gjithmonë mendimet para se t’i thoni. Lidhja juaj do jetë nën tension dhe do keni goxha probleme me partnerin. Mos i përkeqësoni gjërat, por mundohuni të sqaroheni me qetësi. Vetëm komunikimi mund t’iu ndihmojë. As ju beqarët nuk do keni fat në dashuri. Për të mos e mbajtur mendjen atje më mirë takohuni me miqtë dhe organizoni diçka të këndshme. Në punë për fat të mirë do jeni me fat dhe do e keni më të lehtë të arrini atë që dëshironi. Në planin financiar pritet të keni fat, por gjithsesi vëruni pak fre shpenzimeve marramendëse.pamfleti