Ka ndërruar jetë në moshën  77-vjeçare Rikard Ljarja artisti i njohur i filmit. Ai  vuante prej kohesh nga një sëmundje e rëndë ndërsa mësohet se i ka mbyllur përfundimisht sytë në banesën e tij.

Mësohet nga burimet se ceremonia mortore për shkak të situatës do jetë me rrethin e ngushtë familjar. Amaneti i tij ka qenë të prehet në Shkodër dhe bëhet me dije se atje do të zhvillohet edhe ceremonia mortore.Rikard Ljarja lindi 1 prill 1943 në Shkodër dhe është një aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, scenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.

FILMOGRAFIA:

Viktimat e Tivarit (1996)

Fletë të bardha – (1990) Shoku Emir

Pesha e kohës – (1988), Vasili

Rrethi i kujtesës – (1987), Mjeku

Në prag të jetës- (1985), Andrea

Pranverë e hidhur – (1985) Xha Teli

Skëterrë ’43 – (1980), Andrea

Radiostacioni – (1979) Komandanti

Në pyjet me borë ka jetë – (1978), Luka

Ilegalët – (1976) Tosti

Në fillim të verës – (1975) I deleguari i qarkorit

Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gaqo Tipografi

Rrugë të bardha – (1974) Deda

Shpërthimi – (1974) Inxhinjer Iliri

Ndërgjegja – (1972) Fitimi

Yjet e netëve të gjata – (1972)……xhandari

Kur zbardhi një ditw- (1971) Komisari

Plagë të vjetra – (1968)…….Naimi

Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)..Perlati

Duel i heshtur – (1967) Skenderi

Komisari i dritës – (1966) Dritan Shkabaj

Monumenti

REGJISOR:

Pesha e kohës- (1988)

Kur hapen dyert e jetës – (1986)

Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)

Dita e parë e emrimit – (1981)

Sketerre 43 – (1980)

Radiostacioni – (1979)

Në pyjet me borë ka jetë – (1978)

SKENARIST:

Pesha e kohës – (1988)

Kur hapen dyert e jetës – (1986)

(F.GJ/FAXWEB.AL)