Tire Alldervishaj sanitarja që i mori 8 mln lekë vajzës së pacientes me koronavirus duke u hequr si infermiere, kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit.

Bëhet me dije se në kërkesë Tirja është shprehur se ka qenë e prekur me Covid. Në kërkesë ajo shprehet se nuk është negativizuar dhe se përbën rrezik për të infektuar edhe të tjerët në burg.

Kujtojmë që Tire Alldervishi, u arrestua pesë ditë më parë pasi i mori 8 milion lekë të vjetra vajzës së një paciente më Covid-19 te “Shefqet Ndroqi”, duke iu prezantuar si infermiere.

Denoncimi i saj u bë në emisionin ‘Stop” nga vajza e pacintes së prekur nga Covid-19, e cila fatkeqësisht ka humbur edhe jetën.

newsbomb