Shqipëria synon forcimin e bashkëpunimit me Qeverinë Amerikane në fushën e zhvillimit ekonomik.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, priti në një takim drejtoreshën e Misionit të USAID në Shqipëri, Michere Kawas.
“Diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit veçanërisht për ato programe që mund të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit”, u shpreh Ibrahimaj.
Ministrja gjatë këtij takimi vlerësoi kontributin që misioni i USAID ka dhënë ndër vite, për ekonominë shqiptare.
“USAID ka dhënë ndër vite kontribut sa i përket ngritjes së kapaciteteve institucionale dhe forcimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri”, deklaroi Ibrahimaj. /j.p

























