Milinkovic-Savic tashmë ka marrë dritën e gjelbër nëse vërtetë dëshiron të ndërrojë ambient
Mesfushori, Sergej Milinkovic-Savic, ka kohë që kërkohet nga shumë klube evropiane.
Por, ai asnjëherë publikisht nuk ka folur nëse dëshiron të largohet nga Lazio.
Drejtori sportiv shqiptar i Lazios, Igli Tare, tani ia ka bërë me dije atij se nëse do, mund të largohet nga klubi italian, nëse arrin një ofertë mbi 100 milionë euro.
Dëshira e lojtarit është vendimtare”, tha ai për Sky Sport Italia.
“Me një fjalë, nëse lojtari ndjen se është koha që ai të shkojë diku tjetër, atëherë s’do të jetë asnjë problem”.
“Fakti se qëndroi në Romë që sa vite, është për shkak lidhjes së fortë me qytetin dhe klubin”.
Tare gjithashtu e pranon se në të kaluarën, si nga klubi, ashtu edhe nga lojtari, është menduar paksa largimi-shitja, pas raportimeve të shumta për klube të ndryshme.
Ai tha se këtë verë, gjërat do t’i diskutojnë më haptazi me lojtarin. /Gazeta Express/