Ilirjana Jani Haxhiu, është vlersuar me titullin “Qytetare Nderi” e Elbasanit. Në ceremoninë e nderimit merrnin pjesë kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, familjarë, kolegë miq dhe të afërm të Ilirjana Jani Haxhiu. Kryebashkiaku Llatja, teksa dorëzoi titullin për Znj.Haxhiu theksoi kontributin e jashtëzakonshëm që ajo ka dhënë për këtë qytet por jo vetëm. Vlerësojmë përkushtimin dhe punën e saj të palodhur, duke e bërë model për brezat e rinj-u shpreh Llatja.

Postimi;

“Nderojmë zonjën Ilirjana Jani Haxhiu, me titullin “Qytetare Nderi” e Elbasanit. Vlerësojmë përkushtimin dhe punën e saj të palodhur, duke e bërë model për brezat e rinj🌟”

 

E cilësuar si një nga pionierët e zhvillimit në fushën e ndërtimit, Ilirjana ka lënë emrin e saj në një sërë veprash të mëdha kombëtare, punë të cilat vazhdojnë të frymëzojnë dhe t’i shërbejnë shoqërisë.  Ilirjana Jani Haxhiu, është vlersuar me titullin “Qytetare Nderi” e Elbasanit pas vdekjes.

Elbasaninews.al Edlira Xherri