Inspektorati i Mbrojtjes se Territorit (IMT) dhe Policia Bashkiake kanë nisur një aksion të përbashkët për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë abuzive nga bizneset në qytet.
Ky aksion ka për qëllim kthimin e trotuareve dhe lulishteve në përdorim të lirë për qytetarët, duke siguruar një ambient të rregullt dhe tërheqës, që të promovojë më mirë potencialin e Elbasanit.
Në vijim, pritet të shtohen aksionet dhe kontrollet nga ana e institucioneve përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të ligjit në hapësirat publike, me qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre afatgjatë.
Bashkia e Elbasanit thekson rëndësinë e mbrojtjes së hapësirave publike sidomos në sezonin veror, kur qyteti mirëpret numër të konsiderueshëm turistësh dhe vizitorësh.