Instagram do të marrë masa të forta kundrejt të gjithë përdoruesve të rrjetit social, që nuk kanë deklaruar shumat e fituara nga reklamat.
Ky rrjet social do detyrojë të gjithë përdoruesit e instagramit që të deklarojnë nëse janë paguar nga reklamat që do të postojnë, në të kundërt do të hetohen nga mbikëqyrësi i reklamave në Mbretërinë e Bashkuar.
Në listën e të famshëve që nuk janë treguar transparentë me lekët është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) ka nisur hetimet ndaj këtij aplikacioni dhe ka arritur në përfundimin se shumë të famshëm ose jo janë duke promovuar biznese apo shërbime të ndryshme pa e bërë transparente që ato postime janë kundrejt një shume parash.
Kujtojmë se aplikacioni Instagram është akuzuar edhe më parë që nuk ka godituar përdoruesit ‘përfitues’.