Pavarësisht perceptimit se numri i turistëve këtë vit është në rënie, shifrat e INSTAT tregojnë tërësisht të kundërtën, të paktën për muajin maj.

Sipas INSTAT, në muajin maj, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 66,1%, në krahasim me maj 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

-numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 41,6 %;

-numri i vizitorëve jo-rezidentë është rritur me 88,6 %;

Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 87,0 %, në krahasim me maj 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

-numri i net-qëndrimeve nga rezidentë është rritur me 28,1 %;

-numri i net-qëndrimeve nga jo-rezidentë është rritur me 2,4 herë;

Vizitorë

Gjatë muajit Maj 2022, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 66,1 %, krahasuar me Maj 2021.

Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë prej 45,4 %.

Në Zonat Jobregdetare, ky tregues është rritur me 50,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezidentë, të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,2 herë.

Në muajin Maj 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:

-sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (57,1 %);

-sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (55,8 %);

-sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,5 %)./ Monitor