ATSH/- Biznesi rriti kërkesën për kredi, me qëllim investimi, në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

Banka e Shqipërisë bën të  ditur se, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, pesha e ndërmarrjeve që kanë marrë hua për kryerjen e një investimi paraqitet në rritje.

Sipas BSH-së, rreth 45% e totalit të ndërmarrjeve kanë pohuar se, e përdorin kredinë bankare, kryesisht për kryerjen e investimeve afatgjata.

Ndërsa rreth 30% e ndërmarrjeve e përdorin huamarrjen për të përballuar shpenzimet korrente.

Huamarrja në valutë rezulton më e përdorur nga ndërmarrjet e mëdha. 54% e tyre i kanë huatë në valutë të huaj dhe kryesisht në euro.

Sektorët kryesor me peshën më të madhe të kërkesën, kredi për investime, rezultojnë hoteleri-turizmi, agropërpunimi, ndërtimi e.xh//a.a/