Në lagjen “5 Maji” në rrugët “Ali Gace” dhe “Josif Papajani”, po përfundojnë investimet për kanalizimet nëntokësore.
Investimi konsiston në shtrirjen e tubave të kanalizimeve të ujërave të zeza si edhe vendosjes së pusetave.
Sipas kryebashkiakut Gledian Llatja aktualisht i vetmi problem që Bashkia ka është urbanizimi i zonave informale.Aurel Kaja drejtor i Ujësjellës Kanalizime Elbasan e vuri theksin tek gadishmëria që ky institocion tregon për banorët, si edhe flotën e re të mjeteve që kjo drejtori ka.
Llatja premtoi se pas këtij investimi të rëndësishëm, Bashkia do të nisë me shtrimin me asfalt.
/rtsh/



























