”Ky zhvillim është një nga të shumtët që qeveria e Shqipërisë ka shprehur përkushtimin për ta bërë. Siç theksohet edhe në ”Dokumentin e Parë Kombëtar për Planifikimin Hapësinor: Shqipëria 2030”, i publikuar nga qeveria e Shqipërisë në vitin 2015, Shqipëria duket e përkushtuar për ta bërë veten një qendër vitale për tregtinë dhe turizmin në Evropën e re.

SuperyachtNews foli ekskluzivisht me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për mënyrën sesi zhvillimi mbështet një sërë zhvillimesh të tjera në rajon.

”Ashtu si shumë vende evropiane, Shqipëria ka njohur rëndësinë e zhvillimit afatgjatë të sektorit detar”, shpjegon Balluku.

”Që nga viti 2015, kur qeveria e Shqipërisë prezantoi për herë të parë ”Shqipëria 2030”, ajo paraqiti një instrument të planifikimit kombëtar për zhvillimin e integruar të infrastrukturës, me turizmin në qendër të vëmendjes. Natyrisht, sektorët portualë dhe detarë u hartuan në strategjinë e zhvillimit për shkak të rëndësisë së veçantë në tregtinë dhe turizmin e vendit”, thotë ministrja.

”Duke folur konkretisht se si zhvillimet e marinës do të plotësonin rritjen në rajon, në tetor 2020, qeveria miratoi Planin Sektorial Kombëtar të Transportit Detar dhe Infrastrukturës Portuale, ku parashikoi zhvendosjen e të gjitha porteve të ngarkesave nga vendet aktuale urbane dhe rizhvillimin e këtyre të fundit në marina dhe pasuri të patundshme turistike të nivelit të lartë. Ajo gjithashtu miratoi ndërtimin e marinave të reja, me kusht që ata të plotësonin të gjitha nevojat për një port të shërbimit të plotë në shtëpi”, thekson ajo.

Ndërsa nuk përmendet shprehimisht në planin e plotë të infrastrukturës, Balluku i referohet njohjes brenda qeverisë të rëndësisë kombëtare të industrisë së superjahteve.

”Megjithëse sektori i superjahteve nuk është ende në kulmin e tij, qeveria është e angazhuar plotësisht në sigurimin e hapave të nevojshëm derregullatorë dhe stimujve financiarë në mënyrë që ta bëjë atë një sektor me rritje të shpejtë; prandaj ne besojmë se do të prekë të gjitha aspektet e ekonomisë së Rivierës Shqiptare”, thotë Balluku.

Siç e përmend edhe ministrja Balluku, sektori i superjahteve mund të mos jetë në kulmin e tij, me një rënie të parashikueshme, me shumë mundësi për shkak të Covid-19, pas pesë vitesh rritjeje të njëpasnjëshme.