Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka parë sot nga afër përfundimin e punimeve në rrugën e fshatit Fush Bull. Investimet ne infrastrukturë sipas kryebashkiakut Llatja do ta kthejnë ketë fshat në një destinacion turistik.
Rruga e re, e gjatë 7 kilometra, përshkohet për vetëm 12 minuta, një ndryshim i madh krahasuar me vitin 2021, kur kjo distancë kërkonte rreth 50 minuta dhe mjete të larta për të kaluar terrenin e vështirë malor.
Dikur një vend i vështirë për t’u aksesuar, tashmë Fush Bulli po shndërrohet në një pol të zhvillimit turistik falë investimeve në infrastrukturë.
“Kjo zonë gjithmonë ka pasur një potencial të madh turistik, por mungesa e infrastrukturës e kishte lënë thuajse të izoluar. Sot, me këtë rrugë të re, jo vetëm banorët e zonës do të kenë një lidhje më të lehtë me qytetin, por edhe ekonomia lokale do të marrë një shtysë të madhe,” u shpreh kryetari i Bashkisë gjatë inspektimit.