Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja inspektoi  punimet që po kryhen në
fshatin Vreshtan, Njësia Administrative Shushicë, ku po bëhet realitet një investim i shumëkërkuar nga banorët, asfaltimin e rrugës kryesore nga e cila përfitojnë mbi 500 banorë.
 Kreu i bashkisë Z.Llatja u shpreh se
“e gjithë Njësia Administrative Shelcan ka pas një vëmëndje të veçantë gjatë këtyre viteve të fundit edhe për shkak të problematikave të trashiguara që ka pas në infrastrukturë, por edhe për shkak të numrit të lartë të banorëve. Fshatra afër qytetit që ne fakt kerkonin urbanizim njësoj siç kërkonin dhe lagjet tona periferike ku janë zonat informale dhe me ahumë problematika infrastrukturore. I kemi kushtuar një vemendje të veçantë fillimisht në fshatin Vreshtan, rrugës së shkollës. Vitin e shkuar ne arritem ta zgjidhnim atë si problematikë, ku nxënësit e shkollës me një pjesë të madhe të banorëve të cilët jetonin në lagjen e poshtme të kishin një infrastrukturë bashkëkohore.”
Kryebashkiaku Llatja theksoi se do të vazhdojë me përkushtim punët në shërbim të komunitetit, duke krijuar infrastrukturë më të mirë për të gjithë.
“Pas kerkesës së vazhdueshme të banorëve në buxhetimin me pjesmarrje kemi arritur ti japim zgjidhje problematikes së një lagje në fshatin Vreshtan, ku preket ne menyre te drejtpërdrejtë 120 familje mbi 500 banorë të cileve u ndryshon totalisht jeta për shkak të zhvillimeve infrastrukturore që merrem. Kuptohet problemet nuk kanë mbaruar ne fshatin Vreshtan apo siç kemi edhe per vazhdimin e kalanimimit te ujrave të zeza për shtrirjen edhe ne rrugica. Do të vazhdoj investimi edhe ne rrugicat e tjera, ka qen një bashkëpunim i Bashkisë së Elbasanit dhe Këshillit të Qarkut, uroj shumë që edhe banoret të jenë të kënaqur pasi hapim rrugën kryesore. Problematikat skanë të mbaruar hallet e fshatit po ashtu ne do të vazhdojmë prandaj jemi ketu.”
Falë këtyre investimeve, Shushica po fiton një qasje të re infrastrukturore, duke u bërë një zonë gjithnjë e më e integruar me qytetin e Elbasanit.
Edlira Xherri Elbasaninews.al