Më trajtuan si Escobar, por nuk kisha asnjë lidhje me ato raste të drogës”.

 

 

Radja Nainggolan ka thyer heshtjen, dy javë pas arrestimit në Belgjikë. Ish-mesfushori i Romës dhe Interit ka hedhur dritë mbi situatën e tij pasi u implikua në një hetim për trafikun e kokainës që përfshin 15 persona të tjerë.

 

“Marrja në pyetje zgjati katër orë dhe ishte ora 18.00, prandaj ishte tepër vonë për një gjykatës hetues,” shpjegoi Nainggolan për gazetën e përditshme Het Laatste Nieuës

 

 

“Kështu që ata vendosën të më detyronin të kaloja natën në qeli”, tha ai.

 

Radja, aktualisht nën kontratë me Lokoren në Kategorinë e Dytë të Belgjikës, nuk e fsheh hidhërimin për këtë ngjarje.

 

“Burgu ishte një përvojë shumë e çuditshme, që nuk do të doja ta ripërjetoja kurrë. Lajmi u përhap shpejt, dukej se e kishin mbyllur Pablo Eskobarin… Unë nuk kam lidhje me ato raste droge dhe në fakt nuk më bënë asnjë pyetje për këtë temë. Marrja në pyetje u fokusua kryesisht në marrëdhënien time me atë person””, tha ai.

 

Top Channel