Instituti raportoi emetime të forta hiri nga krateret në majë të vullkanit, megjithëse lartësia e tymit nuk mund të vlerësohej dje në mbrëmje.

Autoritetet ngritën nivelin më të lartë të alarmit për trafikun ajror.

Aeroporti ndërkombëtar i Katanias mbeti i hapur për momentin.

Etna, mbi 3 300 metra, është vullkani më i madh aktiv në Evropë.

Ai shpërthen rregullisht dhe është nën monitorim të vazhdueshëm, me shfaqjet e tij spektakolare që tërheqin një numër të madh spektatorësh./  a.jor.