ATSH-DPA/ – Një burrë u përfshi nga një rrymat ujore dhe humbi jetën gjatë stuhive të dhunshme në ishullin italian të Sardenjës, sipas shërbimeve të urgjencës.
”I moshuari mbeti i bllokuar në makinën e tij, herët në mëngjesin e së dielës në Sant’Anna Arresi, në jug të ishullit”, theksuan zjarrfikësit.
Më në lindje, pranë qytetit të Villa San Pietro, një lumë i fryrë ka bllokuar katër gjuetarë.
Në mbrëmje, ekipet e shpëtimit arritën t’i shpëtonin ata.
Mbrojtja Civile kishte parashikuar stuhi të forta në Sardenjë për të dielën dhe shpalli nivelin e dytë më të lartë të alarmit në jug.
Në total, shërbimet e urgjencës u thirrën rreth 50 herë për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në shtëpitë e tyre ose për t’iu përgjigjur emergjencave të tjera./ /os/


























