ATSH-ANSA/ – Rastet ditore COVID-19 janë rritur mbi 10 000 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Rritje kanë pësuar, gjithashtu, edhe viktimat ditore, me 373 vdekje shtesë, në krahasim me dje që ishin 301.

Shkalla e pozitivitetit është 3,4% (-2,4% e krahasuar me dje).

Aktualisht, janë 2 748 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv për Covid, më poshtë me 101 njësi, e krahasuar me dje, në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve.

Në total, rastet që nga fillimi i epidemisë janë 3 981 512, kurse vdekjet 119 912.

Rastet pozitive janë 448 149, ndërsa të shëruarit dhe të shkarkuarit nga spitalet janë 3 413 451

Deri më tani, në vetizolim janë 425 089 persona./ /ervo/