/ATSH-DPA/ – Operatorët e klubeve të vallëzimit dhe diskove në Itali janë gjithnjë e më të sigurt se ata së shpejti do të jenë në gjendje të rihapin pistat e tyre të vallëzimit.
Media italiane raportoi se ekspertët nga këshilli shkencor i Ministrisë italiane të Shëndetësisë kishin dhënë dritën jeshile për një rihapje të kufizuar në fillim të korrikut.
Paneli rekomandoi funksionimin e klubeve të vallëzimit vetëm për ata në të ashtuquajturat zona të bardha, pjesë të vendit ku incidenca e koronavirusit është në nivelin më të ulët në të gjithë vendin.
Sipas raporteve, vetëm klientët e mundshëm që mund të paraqesin një të ashtuquajtur certifikatë jeshile Covid-19 do të pranohen.
Certifikata mund të merret nga njerëzit që mund të tregojnë se janë vaksinuar kundër sëmundjes, janë rikuperuar prej saj ose kanë një test negativ të koronavirusit.
“Ne do të kërkojmë një datë të hapjes të hënën”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti i cili përshëndeti pozicionin e ekspertëve. /os/



























