Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan vendosi sot mos ekstradimin e shtetases ruse, Svetlana Timofueva, në Rusi.

Përmes një deklarate për shtyp, avokati mbrojtës i Timofuevës, Fatmir Lushi shprehet se ky vendim i gjykatës është mëse i drejt pasi shtetasja ruse ka dalë kundër sistemit të Putinit dhe ekstradimi i saj rrezikonte persekutimin e saj dhe vuajtjen në burgjet ruse për një vepër penale të sajuar.

 “Nëse kjo shtetase do të ekstradohej në Rusi, do të persekutohej pasi ishte një vepër penale tërësisht e sajuar nga autoritetet ruse, thjesht për ta çuar në Rusi pasi kjo shtetase ka qenë kundër regjimit. Vendimi i Gjykatës është tërësisht i bazuar në prova, por edhe në përputhje të plotë me qëndrimin që ka mbajtur kolegji i Gjykatës së lartë në vitin 2021 në raste të ngjashme”-shprehet mbrojtja e Timefoeva.

Vlen të theksohet se, shtetasja ruse ishte shpallur në kërkim nga drejtësia ruse për spiunazh.

Top Channel