Ivan Gvozdenoviç është zyrtarisht trajner i Elbasanit.
Tekniku serb dha dorëheqje nga Skënderbeu në fillimin e këtij muaji, ndërsa tashmë vazhdon një eksperiencë të re në Superiore.
Elbasani gjen kështu pasuesin e Roberto Bordin, i cili u largua pas fitores me Bylisin në Superiore. Gvozdenoviç do të debutojë kundër Vllaznisë, sfidë që luhet të dielën ora 16:30 në “Loro Boriçi”.
Aktualisht verdheblutë janë në kuotën e 21 pikëve duke mbajtur vendin e pestë në renditje. Pesë pikë më tepër numërojnë kuqeblutë e Vllaznisë.