/ATSH/ Mesfushori i majtë, Jahmir Hyka, zyrtarisht është lojtari më i ri i KF Teuta.

Klubi i Teutës njoftoi sot se, lojtari që ka luajtur edhe për Kombëtaren shqiptare, është prezantuar në ambientet e “Stadiumit Niko Dovana” dhe sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me blutë.

I lindur më 8 mars 1988, 33-vjeçari ka provuar të luajë në Shqipëri me Dinamon dhe Tiranën, ndërsa është aktivizuar dhe me Mainz në Gjermani apo Olympiacos në Greqi.

Së fundmi Hyka ishte pjesë e Guiz në kampionatin kinez.

Hyka është i gjatë 1.69 cm dhe pozicionin ideal në fushë ka atë të mesfushorit te majtë.

Afrimi i Hykës në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Renato Arapi, kësisoj duke e kompletuar sulmin e skuadrës blu.