ATSH/ Në Portin e Durrësit mbërriti sot jahti “Opera” me flamur britanik dhe i regjistruar në portin George Town.

Mjeti lundrues ka ardhur nga Korfuzi, Greqi dhe ka gjatësi 146.35 metra, gjerësi 21.5 metra, dhe zhytje maksimale 5.6 metra.

Porti i Durrësit po mirëpret gjithnjë e më shumë mjete luksoze dhe lundruese të përmasave të mëdha, duke u kthyer në një pikë ndalesë strategjike në itineraret mesdhetare dhe për shërbimet portuale që ofron.

Kompleksi portual po zgjeron gjithnjë e më shumë logjistikën për të ofruar shërbime të standardeve ndërkombëtare për mjete turistike lundruese, përfshirë jahtet dhe kroçerat, një hap tjetër drejt zhvillimit të turizmit elitar në vend.

/k.s/j.p/