Çrrënjosja e korrupsionit në gjykatat e vendit, zbatimi i të drejtave të pronës dhe reforma në drejtësi, ishin disa nga porositë e diplomates Yuri Kim gjatë fjalimit të lamtumirës, pas mbarimit të mandatit si ambasadore e SHBA-së në Tiranë.
Yuri Kim: SHBA do të vijojë të jetë me Shqipërinë. Ndërsa përfundoj këtë mision jam e lumtur që e njoha Shqipërinë. Aktivitetet amerikane shqiptare janë trefishuar gjatë viteve të fundit. Lidhjet e biznesit vijojnë ende të rriten. Ka ende vend për përparim, por po ndodh përparim. Mund t ju kujtohet që në tetor të 2020 shkruam memorandumin e bashkëpunimit. Në vitin 2022 nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për të mbrojtur infrastrukturën e telekomunikacionit. Investimet amerikane arritën 235 milionë dollarë në vitin 2022, më shumë se dyfishim para pandemisë. Eksportet janë 3 herë më të larta se dy vjet më parë. Jam besimplotë që investimet e SHBA do të rriten dhe Shqipëria do të modernizojë sistemin për rregullat e biznesit, të zgjidhë kërkesat dhe zbatojë të drejtat e pronës dhe të çrrënjosë korrupsionin. Çështja e reformës në drejtësi, çrrënjosja e korrupsionit nuk është vetëm kusht i SHBA, por dhe që Shqipëria të jetë aleate e fortë. SHBA ishin krenare që ndoqën udhëheqjen tuaj kur Shqipëria udhëhiqte OKB. Duhet të theksoj se nuk janë rregullat ato që kërcënojnë paqen, por thyerja e tyre që e kërcënojnë atë.
Tch


























