Zv.ministri i Drejtësisë, Klajd Karameta mori pjesë në konferencën e organizuar në kuadër të Javës së Integrimit në Shqipëri, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, që prej vitit 2019.
Fokusi i konferencës ishte shqyrtimi i rreziqeve të integritetit, sfidat dhe mundësitë të cilat janë shfaqur në kontekstin lokal dhe global.
Ministria e Drejtësisë, në cilësinë e Koordinatorit kundër Korrupsionit, ka përgjegjësinë kryesore tё hartojё politika në luftën kundër korrupsionit, tё garantojë zbatimin e tyre dhe të sigurojë qëndrueshmëri ne vijueshmëri e në kohë.
Zv.ministri i Drejtësisë, Karameta, gjatë fjalës të tij, theksoi se, “duhet të jemi të parët që japim shembullin për t’i shërbyer interesit publik në mënyrë që të gjitha veprimet tona të jenë me integritet, vlera etike dhe mbi të gjitha të bazuara në ligj”.



























