Çmimi i naftës të premten kanë nisur të ulet, por sipas një vëzhgimi të korrespondentëve të Top Channel në të gjithë vendin, vihet re se disa kompani ende abuzojnë duke e mbajtur çmimin më lart se të tjerët.

Në Elbasan, gjejmë dhe çmimin më të lartë të ditës te Gold Oil me 258 lekë e më pas Alpet me çmim si në qytetet e tjerë 246, ndjekur nga Blu Energy me 245 lekë. Këtu çmimet luhaten nga 223 lekë e madje duke ndryshuar edhe nga pikat e së njëjtës firmë si Krasniqi me dy çmime të ndryshme, 216 dhe 245.

Gold oil: 258 lek/l

Alpet: 246 lek/l
Elda: 223 lek/l
Rod Oil: 246 lek/l
Blu energy: 245 lek/l
Krasniqi 1: 216 lek/l
Krasniqi 2: 245 lek/l
Kastrati: 223 lek/ l
Admiral: 223 lek/l
Gega: 223 lek/l
Marsok: 243 lek/l
Bolv: 225 lek/l
Feleqi:  231 lek/l

Në Korçë, sërish gjejmë me çmimin më të lartë Alpet po 246, dhe pikat e tjera ku çmimi luhatet nga 223 deri në 225 lekë.

Alpet: 246 lek/l

Ar Oil:225 lek/l

Bolv: 225 (naftë vendi) / 235 (greke)

Kastrati: 223 lek/l

Metro: 223 lek/l

Elda: 223 lek/l

 

Në Lezhë, çmimi në pikat ku shkoi grupi ynë i xhirimit luhatej nga 216 lekë për litër në 225.

Kastrati:223 lek/l

Bolv Oil:225 lek/l

Juk Oil:225 lek/l

Gega Oil: 223 lek/l

Veliaj Petrol: 216 lek/l

Në Kukës, çmimi më i lartë ishte tek  Alpet me 246 lekë për litër duke u ndarë me një diferencë nga duraku me 238 dhe pikat e tjera që kishin çmimin fiks 223 lek për litër.

Alpet: 246 lek/l

Duraku: 238 lek/l

Gega Oil: 223 lek/l

Kastrati: 223 lek/l

Trota: 223 lek/l

Tch