Juventus është në krizë totale. Humbja me Lazion vetëm sa e rëndoi situatën delikate të bardhezinjve që e cojnë në 4 numrin e ndeshjeve radhazi që nuk shënojnë, një e dhënë kjo që nuk regjistrohej që në kohët e Gigi Maifredi në 1991.

Skuadra duket e zbehtë, pa ide dhe besim. Igor Tudor erdhi dhe u konfirmua për t’i dhënë një ‘të shkundur’ skuadrës sezonin e kaluar pas aventurës së shkurtër të Thiago Mottas në stol dhe ai ende nuk ka mundur të ndryshojë gjërat. Në këtë pikë tifozët bardhezinj e kanë humbur durimin dhe në Olimpico reaguan me zemërim. Në fund të ndeshjes, ata refuzuan skuadrën nën sektorin e tyre duke shfaqur të gjithë pakënaqësinë e tyre. Tani edhe vetë drejtuesit e Klubit vlerësojnë me kujdes të ardhmen e trajnerit, ndërkohë që në horizont shfaqen ndeshje vendimtare për fatin e sezonit.

Fakti që Juventusi nuk shënon prej 4 ndeshjesh radhazi dhe që kjo situatë krahasohet me atë të vitit 1991 nuk është një shenjë e mirë për Tudor. Në sfidën ndaj Lazios, ashtu sikurse edhe në përballjet me Milanin, Comon e raste të tjera, Zonja e Vjetër e pati të vështirë për të krijuar raste konkrete, manovra sulmuese ishte e ngadaltë dhe e parashikueshme dhe qendërsulmuesit ishin të izoluar, pa besim dhe konfuzë. Edhe ndryshimet e bëra nga Tudor nuk patën efekt. Kriza në sulm tani është problemi kryesor i një skuadre që duket e humbur dhe pa asnjë pikë referimi në të gjitha nivelet.

Nëse në fushë mbizotëron konfuzioni, jashtë saj, durimi është sosur tashmë. Kalimi nga fitorja ekzaltuese 4-3 ndaj Interit në 13 shtator te zhgënjimi në fund të tetorit është i shpejtë që sheh që sezoni dhe pozitat e Tudor të kenë marrë tatëpjetën. Në fund të ndeshjes, tensioni shpërtheu me skuadrën që u kontestua në sektorin e tifozëve të saj në Olimpico përmes fërshëllimave dhe koreve protestuese. Është e kotë të mohohet se Tudor është në shënjestër dhe pozitat e tij janë tronditur ndjeshëm. Klubi po vlerëson punën që duhet bërë pa përjashtuar asnjë hipotezë. Nuk ka vendime zyrtare, por rreziku që kroati të shkarkohet është konkret nëse situata nuk do të ndryshojë për një kohë të shkurtër. Për më tepër as kalendari nuk jep paqe, por mund të ndihmojë Igor Tudor. Në mesjavë, Juventus do të presë Udinesen përpara se të përballet me Cremonesen në transfertë. Ndërkaq lind pyetja se kush mund të zëvendësojë Tudor në rast largimi. Në pritje të një vendimi nga ana e Juventusit, emrat që po përmenden më shpesh janë ata të Luciano Spalletit dhe Raffaele Palladino, që për momentiun janë ende në kuadrin e hipotezave

Top Channel