Juventus ka vendosur të përshpejtojë operacionet në lidhje me ndryshimet në repartin e sulmit, i shtyrë nga nevoja për të gjetur një pasues në lartësinë e Dusan Vlahovic, largimi i të cilit me parametra zero duket se është i sigurt. Identikiti i përzgjedhur nga Luciano Spalletti është i qartë; një qendërsulmues fizik, i afte të mbajë sulmin dhe të garantojë gola në zonë

Emri që është në krye të listës së drejtuesve të klubit bardhezi në ditët e fundit është ai i Jean-Philippe Mateta, sulmuesi francez që aktualisht është në radhët e Crystal Palace. Sipas të përditshmes  italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ , kontaktet e para me klubin londinez i shërbyen Zonjës së Vjetër për të pasur të qarta një gjë; duke parë interesin e Juventusit për Mateta, Crystal Palace i kërkoi Jonathan David si shkëmbim teknik, por refuzimi i klubit torinez ishte kategorik.

Juventus e ka vendosur kanadezin në qendër të projektit; ideja taktike nuk është zëvendësimi i tij, por t’i vërë përkrah një qendërsulmues fizik duke i ridhënë rolin që ai mbulon shpesh te Kanadaja ose ta alternojë në momentet kyçe të ndeshjes. Gjithsesi, rruga për të arritur te Mateta kurdo qoftë tani apo në verë, është dizenjuar, edhe për shkak të vullnetit të vetë futbollistit që ka zgjedhur si destinacion Juventusin. Në moshën 28 vjeçare dhe me një kontratë që i skadon në 2027, Mateta iu ka komunikuar drejtuesve të klubit londinez se nuk dëshiron të rinovojë për të tentuar të luajë në një klub që merr pjesë në Champions League.

Bisedimet me përfaqësuesit e futbollistit për një kontratë 4-vjeçare kanë avancuar, por mbetet të zgjidhet çështja e kartonit të Mateta; Crystal Palace e vlerëson sulmuesin 25-35 milionë euro. Drejtori Sportiv Comolli, duke qenë se nuk e mbulon dot të gjithë shifrën në merkaton e janarit, dp të duhet të sajojë diçka tjetër duke synuar huazimin me te drejtë apo detyrim blerje ose duke përfshirë futbollistë të tjerë përveç David si shkëmbim.

Top Channel